Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Trajneri i Borusias: Mund ta kishim shmangur golin që pësuam, në Paris do jetë ‘zjarr’

Trajneri i Borusias: Mund ta kishim shmangur golin që pësuam, në Paris do jetë ‘zjarr’

11:23, 19/02/2020

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Lucien Favre, nuk e fshehu entuziazmin pas fitores 2-1 ndaj Parisit në Champions në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave.

Zvicerani komplimentoi ekipin e tij, në veçanti talentin norvegjez, Erling Haland.

“Ai është gjithmonë i gatshëm të godasë kundërshtarin si brenda dhe jashtë zone. Lëvizjet e tij dhe mënyra se si godet janë fantastike”, tha tekniku i verdhezinjve.

Më pas ai e komentoi kështu fitoren e djeshme: “Fituam ndaj një kundërshtari që është favorit për të ngritur trofeun. Duhet të jemi të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar. Më vjen keq që pësuam një gol të cilin mund ta kishim shmangur. Gjithsesi në ndeshje të tilla çdo centimetër është i rëndësishëm. Besoj se edhe tifozët janë kënaqur, dhamë gjithçka në fushën e lojës”.

Tekniku Favre nuk beson se kualifikimi u sigurua në ndeshjen e parë.

“Është e kotë të flasim për kualifikim, janë ende 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Nuk ka përfunduar asgjë. Parisi është një skuadër shumë e vështirë në fushën e saj, na pret një duel i zjarrtë në Francë të cilin duhet ta përgatisim mirë. Shpresoj që Reus dhe Brand të jenë rikuperuar deri atëherë. Të luash pa kapitenin është një mungesë e rëndësishme. Por do të shijojmë këtë fitore, më pas na duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme në Bundesligë, një kompeticion ku kërkojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi trajneri i gjermanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco