Gjimshiti dhe Atalanta luajnë sot sfidën historike me Valencian në Champions League

Gjimshiti dhe Atalanta luajnë sot sfidën historike me Valencian në Champions League

10:57, 19/02/2020

Atalanta do të presë sot në mbrëmje në “San Siro” në prani të më shumë se 50 mijë tifozëve skuadrën e Valencias.

Sfidë historike e italianëve, të cilët për herë të parë në historinë e klubit kanë arritur deri në këtë fazë të Champions-it.

Trajneri Gasperini ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Shtatlarti ishte një nga lojtarët më të mirë në fundjavën që lamë pas për zikaltrit që mundën 2-1 Romën në shtëpi dhe hodhën një hap të sigurt drejt kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm.

Gjimshiti ishte lojtari që bëri më shumë ndërhyrje të sakta ndaj romanistëve, duke marrë duartrokitjet e publikut, por edhe vlerësimin e trajnerit italian.

Ndërkohë, në Itali besojnë shumë te një rezultat pozitiv i skuadrës zikaltër që një armë të fortë ka edhe lojtarët e stolit.

“Sportmediaset” renditi të gjitha ndeshjet që janë zgjidhur nga lojtarët që kanë ardhur nga pankina.

Ndeshja e fundit ndaj Romës e vërteton më së miri këtë fakt. Kur rezultati ishte 1- 1, Gasperini vendosi të fuste në lojë mesfushorin Pasaliç, i cili shënoi golin e dytë për vendësit duke i dhuruar tri pikë të çmuara skuadrës së tij.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në ndeshjen me Fiorentinën kur Malinovski shënoi golin e 2-1 në minutën e 72-të kur rezultati ishte në barazim 1-1.

Në ndeshjen me spanjollët interesimi ka qenë maksimal nga tifozët e Atalantës dhe jo vetëm, të cilët pritet të mbushin treçerekun e kapacitetit të “San Siro”-s në një natë magjike për ta dhe për futbollin italian që sot më shumë se kurrë do të bëjnë tifo për zikaltrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco