VIDEO/ Haland i mahnit të gjithë me vrapimin e tij, edhe Bolt do ta kishte zili

VIDEO/ Haland i mahnit të gjithë me vrapimin e tij, edhe Bolt do ta kishte zili

10:37, 19/02/2020

Erling Haland është njeriu i momentit. Sulmuesi norvegjez shënoi mbrëmjen e djeshme dopjetë ndaj PSG-së dhe ka treguar se përveç golave që di të shënojë, është jashtëzakonisht shumë i shpejtë.

Në pjesën e parë, pasi largoi një top nga zona, ylli i Dortmundit ka bërë një sprint të jashtëzakonshëm në kundërsulm.

Me hapa galopantë dhe shumë të shpejtë, që edhe Usain Bolt do t’i kishte zili, ai arrin si “rrufe” në zonën e francezëve.

Për 6.64 sekonda, Haland ka përshkruar një distancë prej 60 metrash, një ritëm që do ta çonte atë në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës në 60 metra.

Image

Haaland gjithashtu ishte afër të thyente edhe rekordin e vrapimit për vetëm 30 të qindta.

Rekordi botëror është vendosur në 6.34 sekonda dhe mbahet nga Christian Coleman, i cili theu rekordin në “Albuquerque 2018”.

19-vjeçari është në një formë shumë të mirë dhe kjo video që po bën xhiron në rrjetet sociale, është një dëshmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco