Klopp beson te përmbysja në ndeshjen e kthimit: Mirë se vini në ‘Anfield’

Klopp beson te përmbysja në ndeshjen e kthimit: Mirë se vini në ‘Anfield’

08:44, 19/02/2020

Jurgen Klopp nuk shqetësohet edhe aq shumë nga humbja 1-0 që përjetoi skuadra e tij në Ligën e Kampioneve përballë Atletico Madridit.

Tekniku i Liverpoolit analizoi ndeshjen, duke mos ngurruar që të paralajmëronte kundërshtarët se në Angli do t’i priste diçka më ndryshe.

“Të vish këtu në fushën e Atleticos dhe të mbash 70% topin është e jashtëzakonshme, loja jonë ishte e shkëlqyer, intensiteti siç duhej. Nuk kishim raste të pastra, kishim raste, por jo sa duhej. Por ne kemi pasur ndeshje në atmosfera si kjo ku kemi humbur përqendrimin e kemi pësuar golin e dytë.

Nuk jam i zhgënjyer, kam parë shumë ndeshje më të këqija në jetën time. Mendoj se nuk ishim aq mirë sa duhej në 1/3 e fundit. Respektoj mënyrën se si luan Atletico, por është vetëm 1-0, nuk është 5-2. Për të gjithë tifozët e Atleticos që kanë një biletë, u them mirë se vini në ‘Anfield’”, tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco