VIDEO/  ‘Terminatori’ Haaland, Dortmund mposht PSG-n falë talentit norvegjez

VIDEO/ ‘Terminatori’ Haaland, Dortmund mposht PSG-n falë talentit norvegjez

23:01, 18/02/2020

Dortmund ka marrë një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj PSG, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League.

Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj parisienëve në “Signal Iduna Park”.

Ashtu siç pritej ndeshja ishte tepër emocionuese, me skaudrat që patën shumë raste për gol.

Megjithatë për të parë spektaklin do të duhej të prisnim pjesën e dytë pasi në të parë skuadrat shpërdoruan shumë dhe nuk arritën tek goli.

Fillmisht ishte Dortmund ajo që do të shënonte me anë të talentit norvegjez, Erling Haaland. 19 vjeçari shënoi për verdhezinjtë në minutën e 69-të pas një kundrasulmi ‘vrastarë’ nga lojtarët e skuadrës gjermane.

Mirëpo vetëm pak minuta më vonë, PSG do të barazonte shifrat  me anë të Neymar, i cili shënoi me portën e boshatisur, shkruan SYRI.net.

120 sekonda më pas Dortmund do të shënonte sërish. Ishte përsëri talenti norvegjez, i cili me anë të një goditje nga distance do të shkunde rrjetën e francezëve.

Ky ishte dygolëshi i parë në kompeticionet evropiane për Haaland me fanellën e Dortmund.

Parisi do të kërkojë përmbysjen e madhe ndaj gjermanëve në “Parc des Prince”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco