Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

E qëllimshme? Klube të mëdha kanë lobuar në UEFA për dënimin e Man City

E qëllimshme? Klube të mëdha kanë lobuar në UEFA për dënimin e Man City

20:40, 18/02/2020

Manchester City padyshim që do të apelojë në CAS, por tani për tani, ajo që dimë është se “Qytetarët” nuk do të lejohet të garojë në Ligën e Kampioneve për dy sezonet e ardhshme.

Ky dënim erdhi për shkak të mos respektimit të Fair Play-t Financiar. Një pezullim që vë në pikëpyetje të ardhmen e shumë lojtarëve, të domosdoshëm.

Sipas “The Athletic”, tek Manchester janë të zemëruar me disa klube të mëdha evropiane, përkatësisht Real Madrid, PSG, Bayern dhe me një pjesë ë skuadrave në kampionatin britanik. 

Sipas “Qytetarëve”, këto klube kanë lobuar në UEFA që “Skyblues” të sanksionohen, duke detyruar dorën e institucionit që qeveris futbollin evropian të marrë një masë ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco