FOTO/ Barcelona gjen sulmuesin e ri, dalin në shitje fanellat

FOTO/ Barcelona gjen sulmuesin e ri, dalin në shitje fanellat

18:07, 18/02/2020

Pas dritës jeshile nga UEFA, për të ndërhyrë në transferimet jashtë afatit, skuadra e Barcelonës e ka gjetur sulmuesi që do të zëvendësojë, Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen, të cilët janë të dëmtuar.

Image

Skuadra katalanase ka nënshkruar me futbollistin e Leganesit, Martin Braithawate. 28-vjeçari danez do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së parë, megjithëse ka dyshime nëse do të luajë apo jo në ndeshjen e fundjavës.

Image

Mediat daneze kanë postuar edhe fotot e para ku kanë nisur të dalin në shitje fanellat e Braithwate me klubin e ri.

Ndërkohë mediat katalanase raportojnë se kjo lëvizje do të mbyll hapësirat e Rei Manajt. Sipas tyre, afrimi i Braithwate do të bëj që Setien të mos ketë më nevojë për një “9” në ekip të parë, ndërsa Manaj do të jetë i palëvizur te Barcelona B, me këta të fundit që ia kanë edhe më shumë nevojën pasi është sulmuesi i vetëm, pas dëmtimit të Hiroki Abe.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco