Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Administratori i Manchester Cityt takon lojtarët, zbulohet çfarë i ka thënë

Administratori i Manchester Cityt takon lojtarët, zbulohet çfarë i ka thënë

14:33, 18/02/2020

Pas përkushtimit të trajnerit Pep Guardiola dhe Rahim Sterling se do të qëndrojnë në “Etihad” sido që të jetë e ardhmja e Manchester Cityt në Europë dy sezonet e ardhshme, klubi po bën gjithçka për të bindur futbollistët dhe stafin se ata do ta fitojnë “luftën” me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe nuk do të mungojnë për asnjë vit në Europë.

Administratori i klubit, Ferran Soriano, në takimin që pati me skuadrën zbulohet se çfarë i ka thënë futbollistëve: “Më besoni, si ju besoj unë juve. Ky dënim do të hiqet”.

Një burim pranë lojtarëve të Cityt tha për “Sky Sports” se ata nuk ndihen aspak të shqetësuar dhe janë vetëm të interesuar për të luajtur futboll: “Askush nuk do të marrë asnjë vendim të nxituar derisa të dalin në dritë të gjitha faktet. Që kur nisi e gjitha kjo histori, ata janë garantuar nga klubi se Manchester Cityt nuk ka bërë asgjë të gabuar për të thyer rregullat e ‘Fair Play-t Financiar’. Ky vazhdon të jetë mesazhi, kështu që asgjë nuk ka ndryshuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco