FOTO/ Prezantohet topi i fazës finale të Champions League

FOTO/ Prezantohet topi i fazës finale të Champions League

14:05, 18/02/2020

Emocionet e Champions League rikthehen sonte dhe kompeticioni kontinental më i madh për klube vjen me risi.

Ditën e sotme në faqen e “Champions” në “Twitter” është prezantuar topi i fazës me eliminim direkt.

Sfera do të jetë e frymëzuar nga qyteti i Stambollit, ku do zhvillohet edhe finalja e madhe e këtij viti.

Yjet do të jenë të bardhë dhe në sfond do të jetë harta e qytetit të Stambollit, ku nuk mungojnë edhe vendet karakteristike të qytetit.

Vëmendje të veçantë ka marrë lumi i Bosforit, që ndan në mes Stambollin dhe përcakton edhe pjesën aziatike dhe atë europiane të qytetit.

Ngjyrat lënë idenë e perëndimit të diellit, momenti kur metropoli turk shpalos gjithë bukurinë e tij.

Prej dekadash UEFA ia ka besuar “Adidas” prodhimin e topit të këtij kompeticioni, me kompaninë gjermane që nuk del kurrë nga karakteristikat origjinale të sferës.

Duke nisur nga ndeshjet e sotme, sfera nuk do të pësojë më ndryshime dhe do të jetë e njëjta që do të përdoret në finalen e madhe.

Faza finale e Champions hap siparin sonte me ndeshjet Borusia Dortmund-PSG dhe Atletico Madrid-Liverpool.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco