Manchester City, Barcelona dhe Arsenali në garë për 21-vjeçarin

Manchester City, Barcelona dhe Arsenali në garë për 21-vjeçarin

13:13, 18/02/2020

Dayot Upamecano është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në merkato, sa i përket repartit të mbrojtjes.

Lojtari i Leipzigut ndiqet nga ekipet më të mira të Europës, mes të cilave Manchester City, Barcelona apo Arsenali.

Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë 21-vjeçari francez, duke i hapur rrugë një largimi nga gjermanët në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, mbrojtësi është treguar i kujdesshëm, duke deklaruar se për momentin është i përqendruar vetëm te klubi i tij aktual dhe se nuk mendon aspak për merkaton.

Upamecano u transferua te Leipzigu në janar të vitit 2017 nga austriakët e Salzburgut për shifrën e 5 milionë eurove.

Ai ka një kontratë deri në qershor 2021 me klubin e Bundesligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco