Rikthehet Champions League, këto janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme

Rikthehet Champions League, këto janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme

12:02, 18/02/2020

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, rikthehet kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube, Champions League.

Ky aktivitet mungonte prej muajit dhjetor, megjithatë sot në mbrëmje starton faza më emocionuese, ajo me eliminim direkt.

Shorti i 1/8-tave nuk u kursye, por vendosi përballë dy ekipe pretendente si Atletico Madrid dhe Liverpool.

Anglezët, të cilët janë edhe kampionët në fuqi, mund të konsiderohen fare mirë si ekipi më i mirë në botë aktualisht.

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp kanë zhvilluar një kampionat të shkëlqyer në Angli, ndërsa janë një hap larg titullit kampion me diferencë të frikshme ndaj Manchester Cityt.

Kjo ka bërë që fokusi të jetë tashmë në Europë për t’u rikonfirmuar, teksa sot rikthehen në Madrid.

Pikërisht, në stadiumin “Wanda Metropolitano”, i cili iu sjell kujtime të bukura duke qenë se në atë impiant triumfuan në finalen e vjetshme ndaj Tottenham.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Atletico Madrid ka pasur shumë ulje e ngritje gjatë këtij sezoni.

Trajneri Diego Simeone nuk ka mundur t’i sigurojë vazhdimësi skuadrës dhe në kampionat duket larg dyshes Real dhe Barcelona.

Megjithatë, në fushën e tyre, bardhekuqtë janë një rival tejet i rrezikshëm dhe sot do provojnë t’i bëjnë dëm edhe anglezëve me strategjinë e tyre.

Ndërkohë, sfida tjetër e mbrëmjes është ajo mes Dortmund dhe PSG.

Francezët kanë ekipin për të tentuar t’i shkojnë kompeticionit deri në fund, ndërsa në kampionat nuk kanë shumë impenjime pasi rivalët i kanë të paktë.

Trajneri Tomas Tuchel ia ka dalë të rikuperojë Neymar nga dëmtimi dhe ka një armë plus përballë Dortmundit.

Gjermanët nga ana tjetër këtë sezon kanë treguar se shënojnë shumë, por edhe pësojnë.

Interesante do jetë loja e sulmuesit Erling Haland, i cili në fazën e grupeve me fanellën e Salzburg ia doli të realizonte tetë gola, ndërsa sot sfidon Kilian Mbape.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco