VIDEO/ Momenti gjatë ndeshjes kur lojtari plagoset nga tifozët e tij

VIDEO/ Momenti gjatë ndeshjes kur lojtari plagoset nga tifozët e tij

11:28, 18/02/2020

Nicolas Blandi, sulmuesi argjentinas i skuadrës Colo Colo të kryeqytetit të Kilit, Santiago, u plagos nga fishekzjarrët apo mjetet plasëse të hedhura në fushë nga tifozët e skuadrës së tij në stadiumin “Monumental” gjatë përballjes klasike me Universidad de Chile.

Ky takim, i vlefshëm për javën e katërt të kampionatit, u ndal në minutën e 71-të e më pas u ndërpre përfundimisht, kur rezultati ishte 0-2.

Klubi i Colo Colo, ku luan Blandi, raportoi se agresori “është identifikuar dhe arrestuar”, ndërsa ultrasit e “Garras”, tifogrupit të famshëm të Colo Colo, kërkuan falje për incidentin: “Synimi i këtij tifozi nuk ishte kurrë të sulmonte ndonjë lojtar. Demonstrimi ynë kurrë nuk kishte të bënte me rezultatin, ne kemi qenë të pranishëm në situata më të këqija”.

Pamjet tregojnë Nicolas Blandin, që, i ndodhur mes breshërisë së mjeteve plasëse, mundohet t’u shmanget goditjeve, por në fund detyrohet të shtrihet në fushë, i plagosur.

Atij i erdhi në ndihmë stafi mjekësor, por qe e pamundur të vijonte ndeshjen.

Në këto kushte, kryesori vendosi ta ndërpriste përfundimisht këtë El Clasico.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco