‘Do jetë tallëse, nëse Manchester City fiton Champions League’

‘Do jetë tallëse, nëse Manchester City fiton Champions League’

10:33, 18/02/2020

Xhimi Karrager, ish-kapiteni i Liverpoolit, beson se UEFA ka gabuar me Manchester Cityn sa i përket kohës për të dhënë vendimin e saj rreth klubit anglez dhe përjashtimit nga aktivitetet ndërkombëtare.

Sipas tij, nëse skuadra e Guardiolës ia del të ngrejë lart Ligën e Kampioneve në këtë edicion, do të jetë një tallje për këtë turne dhe do të shkatërronte vlerën e tij.

“Nuk më besohet që janë ende në garë. Çfarë do të ndodhte nëse City e fiton këtë sezon? Kjo do të ishte një tallje për turneun. UEFA do shpresojë që Manchester City të mundet nga Real Madridi.

Pyetja e parë që do i bëhet Pep Guardiolës nëse fiton është: A është kjo një fitore e rremë? Meritat e klubit, nëse e fiton atë, do të jenë të njollosura, do të jetë gjëja më e madhe që një skuadër mund të bëjë në këtë rast.

Pyetja është nëse duhet të jenë ende pjesë e turneut. UEFA duhej t’i kishte hequr që tani, ose të priste”, tha Karrager.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco