Rrëfimi i ‘Perandorit’/ Vdekja e babait ndikoi në karrierën e Adrianos

Rrëfimi i ‘Perandorit’/ Vdekja e babait ndikoi në karrierën e Adrianos

09:51, 18/02/2020

Bashkëlojtarët e tij tek Interi e quanin atë një përzierje midis Zlatan Ibrahimovic dhe brazilianit Ronaldo, por kur Adriano ishte duke arritur kulmin, lajmet e tragjedisë familjare ndryshuan jetën e tij përgjithmonë.

“Ai mori një telefonatë nga Brazili: ‘Adri, babi është i vdekur’. Unë e pashë atë në dhomën e tij, ai hodhi telefonin dhe filloi të bërtasë. Ju nuk mund të imagjinoni atë lloj ulërime… kam trauma edhe sot e kësaj dite”, zbuloi legjenda e Interit, Javier Zanetti, ngjarjen e ndodhur në vitin 2004.

Sulmuesi ishte bërë një hero kombëtar vetëm disa javë më parë. Ai shënoi golin e barazimit në minutat shtesë në një finale të Kupës së Amerikës kundër Argjentinës, ku më pas fitorja i takoi Brazilit.

Sipas lajmi.net, ishte një goditje tipike e Adrianos, që mund të bëhej ose me shkop magjik ose ishte raketë më vete.

Po kalonte gjërat që i kishe ëndërr si fëmijë, deri pak para telefonatës së makthit.

Adriano ishte 22 vjeç kur një sulm në zemër i mori jetën e babait të tij, i cili do të vuante për një kohë të gjatë nga shëndeti i dobët, pasi nuk u ndihmua nga vitet e kaluara me një plumb që e kishte në kafkën e tij.

Favela e rrezikshme e Rio Vila Cruzeiro ishte shtëpia e familjes, por Adriano kishte përdorur talentin e tij për të ndërtuar një jetë të re për veten e tij në Itali.

Tifozët e Fiorentinës, Parmës dhe Interit të gjithë u çuditën me forcën, ritmin, aftësinë dhe goditje finale të Adrianos që i vunë nofkën L’Imperatore (Perandori).

Edhe pas vdekjes së babait të tij, ai vazhdoi të luante në Milano, por siç e dinte Zanetti, jeta e shokut të tij të skuadrës po dilte fshehurazi nga binarët.

“Ai vazhdonte të luante futboll, të shënonte gola dhe t’i dedikonte golat drejt qiellit, duke ia kushtuar të atit”, i tha Zanetti “Tutto Mercato”.

“Por pas asaj telefonate, asgjë nuk ishte e njëjtë. Ivan Cordoba kaloi një natë me të dhe i tha:”Adri, ti je një përzierje e Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic. A je i vetëdijshëm se mund të bëhesh lojtari më i mirë ndonjëherë?”.

Adriano më pas zbuloi tmerrin e përjetuar për magazinën braziliane R7: “Vdekja e babait më shkatërroi! Isha gjithmonë i dehur, por Interi më mbulonte gjithmonë! Vetëm unë e di se sa kam vuajtur kur vdiq im atë. Më la një boshllëk që nuk mbushej dot. Përreth meje nuk shihja askënd. Isha i trishtuar, i dëshpëruar”.

“Nisa të pi shumë alkool! Prezantohesha në stërvitje i dehur dhe stafi më çonte të flija në infermieri. Interi më mbulonte duke lajmëruar shtypin se isha i dëmtuar dhe kisha probleme fizike, për të shmangur skandalin. Nuk ishte e vërtetë”.

“Ndihesha i lumtur vetëm duke pirë dhe nuk kishte natë që mos ta bëja. Konsumoja uiski, verë, vodka dhe birrë! Shumë birra. Nuk e lija dot dhe u largova nga Interi sepse edhe atyre u plasa shpirtin! Kuptova se njerëzit që më rrethonin nuk ishin miq, por përfitues”.

“Në Brazil u ktheva për të gjetur qetësinë dhe familjen… Hoqa dorë nga milionat dhe karriera ime!”.

Adriano dje mbushi 38 vjeç, një nga lojtarët më me perspektivë dhe më i talentuar ndonjëherë. Jeta gjithmonë të sjell befasi qoftë për të mirë apo për të keq. ‘Perandori’ e kishte fatin e keq dhe nuk e përballoi dot, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyeshme deri atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco