Arsene Wenger mbështet vendimin e UEFA-s: Manchester City e meritoi dënimin

Arsene Wenger mbështet vendimin e UEFA-s: Manchester City e meritoi dënimin

09:23, 18/02/2020

Arsene Wenger, në kohën kur drejtonte Arsenalin, ishte ndër të parët që e denoncoi “dopingun financiar” të futbollit.

E parashikueshme edhe përgjigjja e tij pas pezullimit të Manchester Cityt nga kompeticionet e UEFA-s për dy sezone pas gjetjes së shkeljeve në rregullat e “Fair Play-t Financiar”.

“Kur isha tek Arsenali, më blenë të gjithë lojtarët. Rregullat janë dhe duhen respektuar. Kush nuk i respekton dhe tenton që të gjejë një mënyrë më pak ligjore, duhet të ndëshkohet.

Nuk di të them nëse dënimi është shumë apo pak i rëndë. E sigurt është se kush e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka shpikur atë. Kur merr pjesë në një kompeticion, është e rëndësishme që të respektosh rregullat. Nëse nuk ka respekt për rregullat, atëherë nuk është sport i vërtetë”, tha tekniku francez.

Në kohën kur Wenger drejtonte Arsenalin, lojtarë si Emanuel Adebayor, Bacary Sagna, Gael Clichy, Kolo Toure dhe Samir Nasri u blenë nga Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco