Ish-nënkampioni i Botës sulmon hapur De Rossin: Erdhi për pushime në Argjentinë

Ish-nënkampioni i Botës sulmon hapur De Rossin: Erdhi për pushime në Argjentinë

08:49, 18/02/2020

Claudio Caniggia, ish-sulmuesi i Argjentinës së epokës së Maradonës, në fillimet e karrierës së tij ka luajtur në Itali, me skuadra të tilla si Verona, Atalanta dhe Roma.

Gjithsesi kulmin e karrierës e patur në radhët e Boca Junior, në Argjentinë, me 32 gola në 74 takime në kampionat.

Për këtë arsye, fjala e tij, kur tema e diskutimit është klubi i famshëm argjentinas, ka mjaft peshë.

Sot 53-vjeç, Caniggia ka sulmuar hapur Daniele De Rossin, ish-mesfushorin dhe kapitenin e Romës, për përvojën e këtij të fundit me fanellën e “xeneizes”.

De Rossi erdhi për pushime në Argjentinë. Sigurisht që kishte vendosur të tërhiqej pas lamtumirës nga Roma. Qëllimi i tij ishte të luante edhe pak, por nuk ka mundur për problemet e tij fizike. Të luash te Boca nuk është e lehtë. U dëmtua dhe u kthye, por nëse nuk je një lojtar në moshën e duhur, është shumë e vështirë. Nuk mund të luash më vetëm për shkak të emrit që përfaqëson”, tha ish-sulmuesi që doli nënkampion i botës me Argjentinën në vitin 1990.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco