Neymar grumbullohet me PSG-në për sfidën e Championsit kundër Dortmundit

Neymar grumbullohet me PSG-në për sfidën e Championsit kundër Dortmundit

08:34, 18/02/2020

Neymar figuron në listën e 21 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, për sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Borussias së Dortmundit.

Një lajm shumë i rëndësishëm ky i rikthimit të brazilianit, pasi në dy vitet e kaluara Neymar ka munguar gjithmonë në raundin e 1/8-ave.

Mbetet për t’u parë nëse ylli i PSG-së do të jetë gati për të luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Dortmundit, pasi Neymar nuk zbret në fushë që nga data 1 shkurt në sfidën ndaj Montpellier në Ligue 1.

Gjithsesi, braziliani është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe kjo është arsyeja që Tuchel e ka grumbulluar.

Ky ishte dëmtimi i dytë për Neymar, pasi në këtë sezon ai ka munguar gjatë muajve tetor-nëntor për një periudhë 37-ditore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco