Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Milani mposht Torinon, Ibra humb raste të arta!

Milani mposht Torinon, Ibra humb raste të arta!

22:45, 17/02/2020

Milani rikthehet te fitorja.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli kanë mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në Serie A.

Ishte kroati Ante Rebic që përsëri u shfaq në skenë, duke “vulosur” fatin e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 25’. Gjithçka erdhi pas një asistimi të mirë të Samuel Castillejo, të cili kroati e dërgoi në rrjetën e kundërshtarit.

Me këtë fitore, Milan ngritët në kuotën e 35 pikëve duke u renditur në vendin e 8-të në Serie A.

Vitet duket se peshojnë dhe për një si Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi veteran kishte një mundësi të artë për të kaluar ekipin italian në avantazh të dyfishtë, por nuk ia ka dalë mbanë.

Suedezi gaboi në gjuajtje duke mos gjetur portën, por goditja e tij përfundoi jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco