Dalin rezultatet mjekësore, nga dëmtimi Pjanic do të mungojë...

Dalin rezultatet mjekësore, nga dëmtimi Pjanic do të mungojë...

18:54, 17/02/2020

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic nuk ka pësuar dëmtim serioz dhe pritet të aktivizohet në Champions League.

Mëngjesin e sotëm boshnjaku iu nënshtrua testeve mjekësore në klinikën “J-Medical” dhe rezultatet konfirmojnë se Pjanic ka një “lodhje të lehtë të kyç”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Juventusi bën me dije që lojtari u zëvendësua për të shmangur ndonjë dëmtim serioz dhe tashmë pritet të pushojë në fundjavë kundër SPAL-it.

Pjanic do të rikthehet në duelin e mesjavës së ardhshme kundër Lyonit në raundin e 1/16 në Champions League.

Miralem Pjaniç luajti vetëm 8 minuta në sfidën ndaj Brescias, pasi ndonëse erdhi nga stoli, një problem e detyroi të kërkojë zëvendësimin dhe t’i lërë vendin uellsianit Aron Ramsey. / SYRI.net / O.M / 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco