Jurgen Klopp refuzon Serinë A: Nuk mund do të drejtoj klub në Itali sepse...

Jurgen Klopp refuzon Serinë A: Nuk mund do të drejtoj klub në Itali sepse...

18:26, 17/02/2020

Jurgen Klopp ka përgënjeshtruar zërat në merkato për një kalim të mundshëm të tij në Serie A.

Tekniku gjerman insistoi se nuk është i gatshëm të drejtojë ndonjë klub në Serie A, kjo për arsye se nuk e mëson dot lehtësisht gjuhën italiane.

“Nuk do të vij në Itali sepse udhëtimet turistike planifikoj t’i bëj pasi ta përfundoj karrierën time”, deklaroi Klopp për Radio Anch’io Sport.

“E dua vendin tuaj, kohën dhe ushqimin në Itali. Për të mësuar gjuhën italiane do të më duhet mbase një vit kohë ndaj nuk dua të trajnoj në Serie A. Do të vij ndonjë ditë të pushoj këtu...”, përfundoi gjermani.

Klopp po kalon një sezon fantastik me ‘Reds’ këtë sezon, ku pas 26 javëve në Premier League skuadra e tij është e pamposhtur duke grumbulluar 76 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco