Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lautaro Martinez te Barça? Ja si përgjigjet Giuseppe Marotta!

Lautaro Martinez te Barça? Ja si përgjigjet Giuseppe Marotta!

17:58, 17/02/2020

Barcelona vazhdon të “kërcënojë” Interin kur bëhet fjalë për kartonin e Lautaro Martinez.

Me dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez argjentinasi shihet si përforcimi ideal për repartin e sulmit katalanas.

Por ai që frenon gjithçka lidhur me këtë çështje, është administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta, i cili deklaroi se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për zikaltrit dhe ata nuk kanë ndërmend ta shesin.

Marotta gjithashtu tha se futbollistët largohen nga Interi vetëm kur të dëshirojnë ata një gjë të tillë.

“Lautaro është i përqendruar te Interi dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim, pasi e shohim si pikë të rëndësishme të projektit. E vetmja mënyrë që ai të largohet, është nëse do ta kërkojë vetë diçka të tillë”, deklaroi Marotta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco