Konfirmohet kandidatura e Iker Casillas për president të Federatës Spanjolle

Konfirmohet kandidatura e Iker Casillas për president të Federatës Spanjolle

17:35, 17/02/2020

Iker Casillas është rival i Luis Rubiales në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Federatës së Futbollit Spanjoll (RFEF).

Legjenda e Real Madridit u detyrua t’i japë fund karrierës në futboll si pasojë e një sulmi në zemër gjatë seancës stërvitore me Porton në vitin 2019.

Iker Casillas nuk e ka në plan të heqë dorë nga sporti më i popullarizuar në botë dhe në këtë mënyrë do të kërkojë të marrë postin e kreut të federatës.

“Po, do ta prezantoj veten për Presidencën e RFEF kur të zhvillohen zgjedhjet”, ka konfirmuar Casillas.

“Së bashku do ta ngremë federatën tonë në majat e futbollit botëror”, ka thënë ish-kampioni i botës dhe Europës me Spanjën.

38-vjeçari tashmë është takuar me disa nga ish-bashkëlojtarët e tij të kombëtares për t’i kërkuar që ta ndihmojnë në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco