Kukësi – Tirana/ Publikohet çmimet e biletave në stadiumin ‘Air Albania’

Kukësi – Tirana/ Publikohet çmimet e biletave në stadiumin ‘Air Albania’

17:11, 17/02/2020

Klubi i Kukësit ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Tiranës, që do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Ndryshe nga herët e tjera, biletat do të shiten në Kukës e Kamëz. Për sa iu përket çmimeve të biletave, ato variojnë nga 500 lekë të rinj deri në 3000 lekë të rinj.

Njoftim i klubit!

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin "Air Albania", në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 - 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 - 2000 lekë

E1, E2, E3 - 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 - 500 lekë

- Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna "Vasillaq Zëri")

Biletat mund t'i blini në këto pika:

- Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 - 19:00

- Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 - 18:00

- Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 - 21:00

- "All In One ltd" Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 - 20:00

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco