Shantazhi i 18-vjeçares ndaj Balotelit/ Prokuroria merr vendimin

Shantazhi i 18-vjeçares ndaj Balotelit/ Prokuroria merr vendimin

15:03, 17/02/2020

Mario Baloteli ka dalë i pafajshëm nga një histori shumë e shëmtuar, e zgjidhur në mënyrën e duhur nga Prokuroria e Viçencës.

Një vajzë 18-vjeçare është akuzuar dhe pritet të dënohet, pasi tentoi që të shantazhonte sulmuesin e Breshas, pasi sipas versionit të saj, vajza ka pasur një marrëdhënie me “Super-Marion”, disa kohë më parë, kur ajo ishte ende minorene.

Historia në fjalë, me hetimin që është mbyllur tashmë, i takon periudhës kur Baloteli luante te Nice në Francë, por vajza, e cila fillimisht i kishte siguruar se ishte maxhorene dhe më pas ofroi versionin e kundërt, i kishte kërkuar 100 mijë euro për të mos e denoncuar për dhunë seksuale.

Lojtari kishte bërë kallëzim për ngjarjen në polici dhe tashmë doli i pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco