Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Pjaniç tremb Juventusin

Pjaniç tremb Juventusin

14:45, 17/02/2020

Miralem Pjaniç luajti vetëm 8 minuta në sfidën e djeshme ndaj Brescias, pasi ndonëse erdhi nga stoli, një problem e detyroi të kërkojë zëvendësimin dhe t’i lërë vendin uellsianit Aron Ramsey.

Paraditen e sotme mesfushori boshnjak është paraqitur në qendrën mjekësore të klubit bardhezi, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa në pritje të përgjigjes zyrtare, te Juventusi i tremben një ndalese të Pjaniç në këto momente.

Kjo pasi deri më 21 mars Juventusin e pret një kalendar mjaft i ngjeshur prej plot 8 ndeshjesh në vetëm 28 ditë, mes të cilave dy përballjet me Lyonin në Champions, sfida me Interin në kampionat dhe takimi me Milanin në Kupën e Italisë.

Deri tani Pjaniç është dëmtuar tre herë për të njëjtin problem, në shtator, tetor dhe dhjetor, dhe në të gjitha rastet është kthyer që në ndeshjen e radhës në fushë, por këtë herë situata duket më e komplikuar, ndaj një përgjigje finale pritet vetëm pas kryerjes së ekzaminimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco