Ana Falki nuk përmbahet, poston foto provokuese pas fitores së Lazios ndaj Interit

Ana Falki nuk përmbahet, poston foto provokuese pas fitores së Lazios ndaj Interit

11:54, 17/02/2020

Lazio ka arritur të marrë një fitore të madhe me përmbysje ndaj Interit, mbrëmjen e djeshme dhe i ka rrëmbyer zikaltërve vendin e dytë.

Golat e Imobiles dhe Milinkovic Savic përmbysën çdo gjë dhe tifozët lacialë tashmë janë në delir.

Një tifoze speciale është Ana Falki, e cila pas fitores së djeshme ka postuar një foto me të brendshme me shallin e Lacios.

“Nuk dua të ndalem së ëndërruari…”, shkruan ajo në “Instagram”, duke treguar se dhe ajo beson te titulli këtë sezon.

Nuk është hera e parë që Falki poston foto provokuese pas fitores së Lacios, pasi tashmë është bërë një “traditë “ për të .

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco