Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Conte: Dukeshim të frikësuar, ia dhuruam fitoren Lazios

Conte: Dukeshim të frikësuar, ia dhuruam fitoren Lazios

08:49, 17/02/2020

Antonio Conte nuk e ka fshehur zhgënjimin që ka pësuar pas humbjes përballë Lazios që i ka rrëmbyer edhe vendin e dytë në klasifikim.

Ai theksoi se kjo kishte qenë një fitore që skuadra e tij ua kishte dhuruar kundërshtarëve në një ndeshje komplet të balancuar.

“Paraqitja ishte aty, i dhuruam dy gola Lazios. Nuk ishim të pagabueshëm, detajet bëhen vendimtare. Te golat kemi bërë disa naivitete, por bëjnë pjesë të një procesi rritjeje. Djemtë duhet të vazhdojnë të punojnë, e meritojnë për të përballuar të gjitha situatat në mënyrën e duhur.

Dukeshim të frikësuar. Asnjë skuadër nuk dominoi sfidën, u vendos nga dy gola shumë të evitueshëm. Duhet të jemi më të qetë, na kap vrulli”, deklaroi tekniku i zikaltërve për humbjen 2-1 me Lazion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco