Jurgen Klopp: Dua që Lazio të fitojë Serie A, do jetë një surprizë e madhe

Jurgen Klopp: Dua që Lazio të fitojë Serie A, do jetë një surprizë e madhe

23:50, 16/02/2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të donte ta shihte Lazion të fitojë Serie A.

Klopp ishte duke folur për “Rai Sport” dhe u pyet për atë se kush beson se do të fitojë kampionatin italian këtë sezon midis Juventus dhe Interit, por në vend të kësaj ai zgjodhi për bardhekaltrit.

“Unë jam duke brohoritur që Lazio të fitojë titullin. Ne kemi një ish-lojtar të Liverpoolit në garën për titull, që është Lucas Leiva”, tha Klopp.

“Ciro Immobile ishte gjithashtu një nga lojtarët e mi te Borussia Dortmundit. Më vjen keq për Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, por mendoj se Lazio do të jetë një surprizë e madhe. Ata po kalojnë një sezon të jashtëzakonshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco