Gabon Real Madridi në ‘Santiago Bernabeu’, Celta Vigo i bën nder Barcelonës

Gabon Real Madridi në ‘Santiago Bernabeu’, Celta Vigo i bën nder Barcelonës

23:12, 16/02/2020

Reali Madridi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me celta Vigon në fushën e vet, në “Santiago Bernabeu”, duke i dhënë mundësinë Barcelonës të shkurtojë diferencën me vetëm 1 pikë në kampionatin spanjoll.

Megjithëse e përmbysën avantazhin e pjesës së parë 0-1 për miqtë, 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Celta Vigo i mohoi kënaqësinë e fitores “Los Blancos” pas një vertikalizimi perfekt pas shpinës së mbrojtjes madrilene, e cila u konkretizua me gol nga Mina.

Tashmë duket se titulli kampion në Spanjë do të luftohet “dhëmbë për dhëmbë” mes Realit dhe Barcelonës në çdo ndeshje deri në përfundim të këtij edicioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco