Neymar në dyshim për ndeshjen e Championsit me Dortmundin

Neymar në dyshim për ndeshjen e Championsit me Dortmundin

21:18, 16/02/2020

Neymar mund të jetë jashtë edhe për ndeshjen me Borussian e Dortmundit.

Thomas Tuchel nuk ka konfirmuar nëse lojtari ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati për lojë.

Ai ende nuk e di nëse Neymar Junior do të luajë kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

“S’mund t’ju them sot”, tha Tuchel për “Canal+” kur u pyet nëse mund të konfirmojë nëse Neymar është gati për lojë.

“Duhet të presim deri në stërvitjen e nesërme. Duhet t’i shikojmë të gjithë nesër”, tha tekniku i PSG-së.

Kampionët e Francës do të luajnë të martën ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Dortmundit në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco