Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 22-të, Partizani rikuperon 2 pikë

Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 22-të, Partizani rikuperon 2 pikë

19:17, 16/02/2020

Sfida Teuta-Vllaznia (3-1) mbylli javën e 22-të të kampionatit shqiptar të futbollit.

Pas këtij raundi, lufta për titullin kampion është bërë akoma më emocionuese pas ndalesës së Kukësit nga Bylisi 1-1 dhe Tiranës nga Skënderbeu po me të njëjtin rezultat.

Ballshiotët dhe korçarët i dhanë mundësinë e mirë Partizanit të Adolfo Sormanit të afrohet me dy pretendentët për titull.

Të kuqtë nuk e shpërdoruan këtë mundësi, duke fituar bindshëm në fushën e Laçit me rezultatin 1-3.

Kampionët në fuqi të vendit shkurtojnë diferencën me verilindorët në 5 pikë dhe me bardheblutë në 4 pikë.

Me fitoren e sotme ndaj Laçit në kampionat, Partizani fshin eliminimin e papritur në Kupën e Shqipërisë nga Besëlidhja.

Skënderbeu provon sërish se përballë skuadrave të mëdha është një rival tepër i vështirë për t’u mundur.

Bardhekuqtë i shkaktuan trajnerit të Tiranës Emanuel Egbosë barazimin e parë pas 9 fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta reagon në mënyrë më të mundshme në kampionat duke mposhtur me rezultatin 3-1 Vllazninë.

Skuadra e Edi Martinit u rikthye te fitorja pas humbjes me Tiranën 2-1 dhe barazimit me Luftëtarin 1-1.

Pas më shumë se 9 muajsh dhe për herë të parë në këtë sezon Flamurtari fitoi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin 0-1, megjithatë vlonjatët duhet të rikuperojnë plot 19 pikë për të shmangur rënien nga Kategoria Superiore.

Më poshtë mund të shihni renditjen e Superiores pas ndeshjeve të javës së 22-të.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco