Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Nuk lanë Udinesen të shënojë në portën e Veronës, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin

Nuk lanë Udinesen të shënojë në portën e Veronës, vlerësimi për Kumbullën dhe Rrahmanin

18:54, 16/02/2020

Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit është duke kaluar një moment fantastik në Serinë A.

Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë ka ndalur në transfertë Udinesen, në një sfidë që përfundoi me rrjeta të paprekura.

Me barazimin e marrë sot në transfertë, Verona ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, duke u konfirmuar kështu si skuadra surprizë e Serisë A.

Verdhezinjtë momentalisht mbajnë vendin e 6-të me 4 pikë më pak se Roma e vendit të 5-të

Vlen për t’u theksuar se si Kumbulla, ashtu dhe Rrahmani, zhvilluan një ndeshje pozitive ditën e sotme, duke mos lejuar kundërshtarët që të gjenin rrugën e rrjetës.

“Calciomercato.com”, e ka vlerësuar Kumbullën me notën 6.5, ndërsa Rrahmanin me notën 6.

“20-vjeçari vazhdon të mahnisë, me një tjetër performancë bindëse. I maturuar”, shkruan kjo media për Kumbullën.

Ndërsa për Rrahmanin, shkruan: “Lazanja është qartësisht më i shpejtë se ai, por mbrojtësi kosovar është i mirë për ta mbajtur larg, duke mos e lënë të ikë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco