Dortmund-PSG/ Tiago Silva ka detyrën të ndalë Haland: Shpresoj të mos na shënojë

Dortmund-PSG/ Tiago Silva ka detyrën të ndalë Haland: Shpresoj të mos na shënojë

18:23, 16/02/2020

Kapiteni i PSG-së, Tiago Silva, foli me superlativa për sulmuesin e talentuar të Borusia Dortmundit, Erling Haland.

Pas përfundimit të sfidës së çmendur në kampionatin francez kundër Amiens, veterani brazilian çmoi talentin e 19-vjeçarit norvegjez, por shtoi se kampionët e Francës nuk i frikësohen përballjes me verdhezinjtë gjermanë ditën e martë në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

“Haland ka shënuar shumë gola. 9 gola në 6 ndeshje është diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj që ne të jemi të vëmendshëm në ndeshje dhe ai të mos shënojë kundër nesh, uroj të shënoj në kampionatin gjerman. Për ne është diçka e mrekullueshme të luajmë kundër një futbollisti si ai, i cili sapo ka nisur karrierën. Nuk jemi të frikësuar, kemi shumë respekt për ta. E pashë ndeshjen e tyre. Shënuan 4 gola me teknikë të jashtëzakonshme dhe lëvizje tepër të vështira për t’u luftuar. Nëse jemi të bashkuar, mund të bëjmë një paraqitje të mirë kundër tyre”, deklaroi qendërmbrojtësi Tiago Silva.

Borusia Dortmund dhe PSG-ja do të përballen ditën e martë në Gjermani për aktin e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco