Sormani: Partizani ka ndryshuar shumë, lojtarët kanë kuptuar që...

Sormani: Partizani ka ndryshuar shumë, lojtarët kanë kuptuar që...

16:58, 16/02/2020

Duket shumë i kënaqur Adolfo Sormani për suksesin e tretë radhazi që arriti Partizani i tij në një fushë shumë të vështirë si ajo e Laçit.

Për Supersport, italiani i stolit të të kuqve e analizoi kështu sfidën e fituar 3-1 ndaj kurbinasve: “Komplimentet duhet të shkojnë për lojtarët, pasi janë treguar me personalitet, mundëm dhe dominuam kundërshtarin në një fushë të vështirë. Kemi shumë punë dhe rrugë për të bërë përpara”.

Çfarë ndryshoi nga ndeshja e Kupës?

Kemi ndryshuar shumë. Ka ndryshuar mënyra e të menduarit e lojtarëve, që kanë filluar të kuptojnë se përpara të gjithave është skuadra. Komplimentet shkojmë për sulmuesit, sidomos kur nuk kishin topin, pasi ngacmonin kundërshtarët dhe kur merrnin topin ishin të rrezikshëm.

Telushi dhe sulmuesit...?

Unë besoj që gjëja më e rëndësishme për ne është që Telushi të bëjë që skuadra të luajë thjeshtë dhe të ketë qetësi. Këtë pres nga Telushi të bëjë në fushën e lojës. Nuk ka rëndësi kush do shënojë, rëndësi ka skuadra. Ajo që më shqetëson është që pësojmë gol, pa asnjë goditje në portë.

Thatë që lojtarët kanë kuptuar se e para skuadra, nga vjen kjo gjë?

Jemi në një situatë, që lojtarët kanë kuptuar se futbolli luhet në skuadër. Jemi 20 lojtarë që hyjmë në fushën e lojës dhe duhet të japin të gjithë maksimumin. Kjo ka rëndësi dhe jo kush e përcakton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco