Racizmi në futboll/ Klubi Cagliarit përjashton përjetë tre tifozë

Racizmi në futboll/ Klubi Cagliarit përjashton përjetë tre tifozë

15:47, 16/02/2020

Cagliari ka ndërmarrë një veprim radikal kundër racizmit. Klubi nga sardenja njoftoi në një deklaratë ditën e sotme se ka përjashtuar përjetë nga stadiumi tre tifozë.

Kjo mas ekstreme vjen pas fyerjeve dhe thirrjeve raciste ndaj lojtarëve kundërshtarë në muajt e fundit në “Arena Sardegna”.

“Kuqeblutë” në postimin në faqen zyrtare shprehen se identifikimi i tre personave u bë i mundur falë “kordiminimit të stjuardëve dhe atyre që janë përgjegjës për sigurinë e brendshme të klubit”.

Rasti i fundit i ndodhur në Cagliari daton në fillimin e shtatorit, gjatë ndeshjes kundër Interit. Romelu Lukaku ishte në shënjestër të mbështetësve lokalë. 

Ndërsa sezonin e kaluar viktima të racizmit ishin Moise Kean dhe Blaise Matuidi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco