Kumbulla dhe Rrahmani të pakalueshëm, Verona merr një pikë me mjaft vlera ndaj Udineses

Kumbulla dhe Rrahmani të pakalueshëm, Verona merr një pikë me mjaft vlera ndaj Udineses

15:04, 16/02/2020

Verona ka marrë një pikë me mjaft vlera në transfertën ndaj Udineses.

Djemtë e Juric ia dolën të mos pësonin gol as në “Dacia Arena”, ku sërish titullarë dhe protagonistë ishin dy mbrojtësit shqiptarë Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Nga ana tjetër, veronezët dolën shpesh edhe në sulm, duke rrezikuar disa herë kuadratin e argjentinasit Musso, por sulmuesit nuk u treguan të saktë dhe nuk arritën të gjejnë qoftë edhe një gol, për të marrë 3 pikët.

Me këtë barazim Verona mban vendin e 6 të renditjes me 35 pikë, pozicion ky që të çon në Europa League, ndërsa tashmë mision i do të jetë blindimi i pozitave, për të mbetur aty deri në fund të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco