Bobo Vieri: E ndiej që Italia do ta fitojë EURO2020

Bobo Vieri: E ndiej që Italia do ta fitojë EURO2020

14:03, 16/02/2020

Kur na mbeten edhe pak muaj nga fillimi i EURO2020, legjenda e Italisë, Cherstian Vieri (Bobo), ka dhënë disa komente mbi kombëtaren azurre.

Vieri është shprehur se beson te fitorja e Italisë në evropian dhe e vetmja kombëtare që mund t’i hapë probleme është ajo e Francës.

“Unë i kam shkruar Mancinit dhe i kam thënë se vetëm Franca ka një skuadër superiore në raport me Italinë. Nuk e di pse, unë mund ta ndjejë që do ta fitojmë” ka thënë Bobo.

“Për 18 muaj, Mancini ka arritur ta kthejë Italinë, në një skuadër që askush nuk e kishte bërë më parë. Kemi ekip të ri, me kualitet dhe kurajo” ka shtuar ish-futbollisti i Interit.

“Nuk dua të humb asnjë ndeshje. I kam thënë Robertos të më sigurojë 2-3 bileta për secilën ndeshje. Nuk dua arsyetime” tha ndër të tjerash Vieri për ‘Gazzetta dello Sport’.

Italia u kualifikua për Euro 2020 pas një kampanje kualifikuese perfekte, ku mori 10 fitore. Në grupet e finaleve të Euro 2020, Italia luan përballë Turqisë, Zvicrës e Uellsit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco