Egbo: Do ta takoj presidentin! Shqipen e mësova nga...

Egbo: Do ta takoj presidentin! Shqipen e mësova nga...

08:57, 16/02/2020

Presidenti i Tiranës, Refik Halili u pa shumë i mërzitur me barazimin 1-1 në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Përveç kësaj Halili kishte edhe pakënaqësi me trajnerin Egbo në lidhje me zëvendësimet. Vetë trajneri u bardhebluve sqaroi në : “SuperSport” se do të takonte presidentin që të shpjegonte vendimet që kishte marrë në ndeshje.

“Nuk e kam folur me presidentin se do ta takoj dhe mund ta sqaroj për ndërrimet që kemi bërë. Më kanë pyetur disa herë njerëz pse Egbo nuk bën ndërrime gjatë lojës. Ndodh duke parë si shkon ndeshja, nuk është kollaj, nuk duhet bërë kot. Në ndeshjen e sotme ekipi pësoi gol, shumë lojtarë kanë vrapuar, duke luftuar. Për shembull Torasa ishte i lodhur se vrapoi e mbulohej një për një. Nëse e ndërroj atë shoh kush është më afër me lojë, Hasani që luan në të njëjtin pozicion. Ne kështu e menduam. Edhe në Kupë futëm Hasanin për të parë në çfarë gjendje është, ai mund të nxjerrë 30 minuta lojë dhe menduam ta futnim, duke marrë maksimumin, është lojtar me eksperiencë dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit deri sot. Ngo nuk ishte në formën e duhur se jemi njerëz, nuk pres që lojtarët të jenë 100% në çdo ndeshje. Kemi 9 ndeshje dhe është marrë maksimumi i mundshëm prej tyre. Isha shumë i kënaqur se në fund morëm barazimin, e rëndësishme është që nuk humbëm këtë ndeshje sot, ka shumë domethënie.

Po flasim se i njëjti Skënderbeu që na barazoi në shtëpi, ka marrë dhe barazim me Kukësin në Elbasan në dhjetor, nuk është se luajtëm me ekip të Kategorisë së Dytë atë Parë. Ka qenë kampion, ka fituar 7 vite kampionate, nuk duhet ta marrim Skënderbeun si ekip anonim. Kanë lojtarë me peshë, vetëm 2-3 lojtarë të rinj. Kështu është futbolli, ka tre rezultate. Unë sot kam parë grintë, luftë sportive, futbollistët kanë dhënë shumë volum loje, më shumë se ndeshjet e tjera që kemi luajtur”.

Nga e mësove Shqipen? Shqipen e kam mësuar nga Ard Mema, por flisja dhe anglisht me të, tha Egbo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco