Befasia/ Ronaldo mungon në fundjavë ndaj Brescia-s, zbulohet arsyeja!

Befasia/ Ronaldo mungon në fundjavë ndaj Brescia-s, zbulohet arsyeja!

22:21, 15/02/2020

Cristiano Ronaldo do të mungojë në sfidën kundër Brescia e cila do të luhet ditën e diel.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka vendosur që të mos e grumbullojë sulmuesin portugez për këtë takim.

Klubi bardhezi publikoi listën me 20 futbollistë që do janë thirrur për sfidën kundër Brescia në “Allianz Stadium”.

Duke parë kalendarin e ngjeshur si ndeshjet radhazi kundër Interit (1 mars në kampionat) dhe ndaj Milanit (4 mars, Kupë e Italisë), tekniku Sarri vendosi t’i japë pushim portugezit për të qenë në formën e duhur për sfidat radhazi me dy rivalët e përjetshëm.

Ndërkohë, është grumbulluar kapiteni Chiellini, i cili ka lënë pas dëmtimin në ligament.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco