Trajneri i Tiranës: Jam i kënaqur me ekipin tim, nuk me intereson Partizani!

Trajneri i Tiranës: Jam i kënaqur me ekipin tim, nuk me intereson Partizani!

20:01, 15/02/2020

Tirana nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në sfidën e cila u zhvillua në “Air Albania” kundër Skënderbeut.

Pas ndeshjes në mikrofonin e “Supersportit”, tekniku i kryeqytetasve, Emanuel Egbo u shpreh i lumtur me atë që ekipi i tij tregoi në fushën e lojës.

“Nuk është fundi i botës, bëmë volum loje. Jam i kënaqur me atë që treguam në pjesën e dytë. Treguam dëshirë për ta fituar ndeshjen. Skënderbeu shënoi nga një episod në pjesën e parë. Kjo e ndryshoi ndeshjen. Barazimi ishte i drejtë. Duhet të ishim pak më të qetë, pasi mund ta kishim marrë fitoren. Pak disiplinë taktike më shumë dhe do merrnim maksimumin. Nuk e nisëm mirë lojën dhe jemi koshient për këtë.

Çfarë iu ngeli peng nga ndeshja sot?

Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe këtë diskutuam me çunat. Sidomos në fillimin e ndeshjen nuk kemi qenë shumë mirë. Mendoj se në përgjithësi kemi dhënë shpirtin në fushën e lojës.

I trembeni Kukësit që mund t’iu largohet, apo që do iu afrohet Partizani? Do bëni tifo për Bylisin nesër?

Nuk bëj tifo për Bylisin, janë një ekip që japin maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë, e di që ata nuk tolerojnë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme. Do e shoh ndeshjen me qetësi dhe ka 14 javë deri në fund të kampionatit.

Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim, dhe ndeshjen e radhës.

I kam thënë ekipit që duhet të ulemi me këmbë në tokë, nuk duhet të bëjmë llogari, por duhet të shikojmë ndeshjes pas ndeshje. Por, ka edhe eufori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco