Skënderbeu e mbyll me fitore pjesën e parë, Tirana dominon por ‘vuan’ golin

Skënderbeu e mbyll me fitore pjesën e parë, Tirana dominon por ‘vuan’ golin

17:54, 15/02/2020

Kanë përfunduar 45 minutat e para në përballjen mes Tiranës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Në sfidën që po luhet në stadiumin e ri “Air Albania”, skuadra korçare po udhëheq ndaj bardhebluve me rezultatin 1-0, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 29’ aksion i shpejtë i Skënderbeut nga krahu i djathtë me një harkim në qendër, mbrojtja bardheblu nuk largon topin. Ishte Bregu që shfrytëzoi këtë pasiguri në mbrojtjen duke dërguar topin drejt rrjetës.

Në minutën e 39' Tirana gjen rrugën e rrjetës por goli anulohet. Arbitri Meta akordon faull në favor të Skënderbeut pasi Ngo ka prekur topin me dorë, para se të pasoj te braziliani Kale. / SYRI.net / O. M /

Goli i anuluar i Tiranës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco