‘Tërmeti’ më i madh në futboll/ Çfarë pritet të ndodhë me Man City?

‘Tërmeti’ më i madh në futboll/ Çfarë pritet të ndodhë me Man City?

12:24, 15/02/2020

BBC

Ky mund të jetë ndoshta ‘tërmeti’ më i madh në botën e futbollit këtë sezon. Manchester City është përjashtuar nga Champions League deri në vitin 2022. Ekipi është tërbuar dhe thonë se janë dënuar nga një gjykatë kangurësh. Ata thonë se do të luftojnë deri në fund. Por për momentin, ata janë të përjashtuar dhe kjo ngre disa pikëpyetje serioze për të ardhmen e klubit.

A është fundi për Pep Guardiolën?

Gjithmonë e më shumë kohët e fundit, trajneri i ekipit i është përgjigjur pyetjeve për të ardhmen e tij, edhe pse kontrata nuk skadon deri në vitin 2021. Vazhdimisht Guardiola ka shprehur besim te drejtuesit e ekipit dhe i ka siguruar ata se pretendimet e ekipit hetimor të UEFA-s nuk kanë baza.

A është i zhgënjyer Guardiola nga ky vendim? E vështirë të thuhet. Megjithatë mund të presupozojmë se pasi ka fituar titujt rresht në Premier League me një numër të lartë pikësh dhe pasi është bërë i pari ekip që fiton tre trofetë e brendshëm, Guardiola nuk e ka të lehtë të gjejë motivim.

Nëse City fiton Champions League këtë vit, Guardiola do të ikë gjithsesi. Është e pamundur ta imagjinosh të qëndrojë, mes thashethemeve të vazhdueshme për interesin e Juventusit.

Po lojtarët?

Tashmë e dimë se mesfushori veteran, David Silva do të largohet në fund të sezonit. Por një numër lojtarësh, të cilëve u skadon kontrata para se City të rikthehet në Champions League, përbëjnë shqetësim.

Sulmuesi Sergio Aguero është në krye të listës. Edhe Leroy Sane. John Stones po ashtu. Edhe Nicolas Otamendi.

Po për lojtarët e tjerë që u skadon kontrata përtej vitit 2022 si Kevin de Bruyne, Ederson, Bernardo Silva, Raheem Sterling apo Riyad Mahrez?

Nëse Guardiola largohet, do të ishte e lehtë të imagjinosh lojtarët që do e pasojnë, çka do e linte ekipin në një vështirësi të madhe rindërtimi.

Cilat janë implikimet financiare?

Duket për të qeshur se ky është aspekti më pak i rëndësishëm. Të gjithë e dinë se City ka pronarë të pasur. Të gjithë i dinë vështirësitë që ka pasur Manchester City për të hyrë në Champions League së fundmi. Edhe Arsenali ishte jashtë për tri sezone. Chelsea nuk ishte sezonin e fundit. Liverpool nuk u kualifikua në vitin 2015.

Fundi është se ata do humbasin disa miliona, por kjo nuk i lëndon shumë. Vështirësia më e madhe do të jetë humbja e shansit për të fituar pikët e koeficientit, çka do të thotë se kur City të rikthehet, do të jetë në një vazo më të ulët dhe do ketë vështirësi për të arritur në shkallët e tjera të kompeticionit.

A ishte ky fundi i një ere?

Nëse Guardiola do të largohet, ky do jetë fundi i një ere. Por erat shkojnë dhe vijnë në futboll. Nëse Guardiola ikën, City duhet të bëjë një punë të madhe rindërtimi.

Çështja më e madhe është te reputacioni i ekipit.

Që kur trajtuan keq shkarkimin e Mark Hughes në vitin 2009, City është krenuar se i bën gjërat mirë. Ata besojnë se kanë reputacion të mirë.

Nëse ky verdikt qëndron, do të minojë gjithë punën e mirë që kanë bërë. Ata do të shihen si ekipi që ka mashtruar për të fituar trofetë dhe procesi do të dëmtojë reputacionin e pronarit, Sheikut Mansour. Nëse kjo provohet, pasojat do jenë befasuese.

Çfarë kanë bërë ata?

Në fakt, kanë fshehur një seri pagesash. Këto ose u janë bërë individëve, ose marrëveshjeve të fryra të sponsorizimit, të cilat i kanë lejuar ekipit që të përmbushë rregulloren e lojës së ndershme financiare.

Historia doli në dritë nga organizata ‘Football Leaks’ dhe revista gjermane Der Spiegel.

City pretendon se ata ishin viktima të hakerave, nga njerëz që kishin qëllim dëmtimin e reputacionit të tyre. Ata thonë se emailet e përdorura për raportimet janë nxjerrë nga konteksti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco