Tirana – Skënderbeu, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Tirana – Skënderbeu, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

11:44, 15/02/2020

Tirana pret ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”, skuadrën e Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore.

Në sfidën e sotme, ekipet do të luftojnë për fitore pasi për të dyja është shumë e rëndësishme. Bardheblutës syonjë triumfin për të ruajtur hapin e Kukësit, ndërsa korçaret për t’u larguar nga zona play out në tabelën e renditjes.

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo nuk ka ndryshuar asgjë në formacionin titullar, ndërsa nga ana tjetër, Ilir Daja ka shumë mungesa, por gjithsesi mendon të hedhin në fushë lojtarët me të cilët luajti edhe ndaj Bylisit.

Ndeshja fillon nga ora 17:00.

Më poshtë keni dhe formacionet e mundshme për të dy skuadrat.

Tirana 4-2-3-1: Lika: Doka  - Vangjeli – Muça - Hoxhallari: Çelhaka – Batha: Kobina – Torasa - Kale: Ngo

Skënderbeu 4-3-3: Koliçi: Meksi – Pëllumbi – Pollozhani – Imami: Taipi – Elezi – Dita- Gripshi – Krasniqi - Bregu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco