Njihuni me hakerin që zbuloi i pari problemet e Manchester City-t

Njihuni me hakerin që zbuloi i pari problemet e Manchester City-t

10:54, 15/02/2020

Lajmi për dënimin dy vjeçar të Manchester City-t nga Kupat e Europës tronditi mbarë opinionin sportiv.

“Qytetarët” nuk kishin respektuar rregullat e Fair Paly-t Financiar dhe për këtë arsye morën një dënim të ashpër nga qeveria më e lartë e futbollit europian.

Mirëpo kush është njeriu që ka ndikuar më së shumti në dënimin e kampionëve në fuqi të Premier League-s.

Dhe sipas asaj që raporton “Daily Mail” ai është Rui Pinto, i cili nëpërmjet një laptopi nga dhoma e tij në vitin 2015 arriti të futej në e-mailin e klubit dhe informacionet ia dorëzoi medias e cila vazhdoi më pas investigimin.

Image

Prej muajit mars të vitit 2019, Pinto është në burg dhe po pret një vendim nga Gjykata e Apelit të Lisbonës ndërsa i rëndon akuza e 90 llogarive hakuese, sabotazhit dhe mashtrimit. Pinto arriti të aksesonte deri në 70 milionë dokumente dhe 3.4 terabajt informacion nga klube të ndryshme. Pas dënimit të Manchester City, fansat kanë nisur një fushatë me hashtagun: “Lironi Pinton”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco