Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Doni Lautaron? Atëherë na jepni Griezmann. Inter dhe Barcelona po punojnë për një marrëveshje të madhe

Doni Lautaron? Atëherë na jepni Griezmann. Inter dhe Barcelona po punojnë për një marrëveshje të madhe

10:29, 15/02/2020

Dëshironi të merrni Lautaron? Atëherë na jepni Griezmann.

E përditshmja italiane “TuttoSport” ka treguar bisedat e fundit që janë bërë mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Barcelonës në lidhje me çështjen, Martinez.

Edhe pse lojtari nuk ka treguar kurrë shenja se kërkon të largohet nga zikaltërit, ndërhyrja që Lionel Messi ka bërë në këtë histori është arsyeja që kjo bisedë midis palëve vazhdon akoma, megjithëse në mënyrë jozyrtare.

Barça nuk ka ndërmend të paguajë klauzolën e argjentinasit prej 111 milionë eurosh dhe për këtë arsye trajneri i Interi, Antonio Cone ka kërkuar që në bisedime të përfshihet, Antoine Griezzman.

Sulmuesi francez nuk ka arritur asnjëherë të shkëlqejë tek ekipi kalatanas, por mbi të gjitha, nuk ka krijuar asnjë raport me kapitenin e klubit blaugran, gjë e cila e bënë më të mundur arritjen e kësaj marrëveshje.

Nuk dihet se si do të përfundojë kjo histori, por është rasti që duhet ndjekur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco