Gazeta e njohur spanjolle na zbulon Rei Manajn  që nuk e njihnim

Gazeta e njohur spanjolle na zbulon Rei Manajn që nuk e njihnim

09:31, 15/02/2020

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien vendosi të përfshijë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Getafes edhe futbollistin shqiptar, Rei Manaj.

Mirëpo ky grumbullim nga Setien, ka bërë shumë kurioz njerëzit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Spanjë. Ndaj edhe e përditshmja sportive “AS” ka zgjedhur t’i kushtojë një speciale sulmuesit nga Lushnja, duke treguar historinë e tij, e jo vetëm atë futbollistike.

Image

Gazeta e njohur e nis me tipin e veçantë të Manjat, i cili i njeh mirë vuajtjet e jetës e për këtë arsye, nuk kanë qenë të pakta rastet kur mblidhte masazhatorët, punëtorët dhe pjesëtarët e tjerë të klubit te Albacete për t’u ofruar ndonjë darkë.

 “Ai i njeh vështirësitë e jetës. I lindur në 1997 në Lushnjë, emigroi në Itali kur ishte 11 vjeç bashkë me familjen e tij në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Shumë i lidhur me një prej gjysheve të tij, e cila e ka ndjekur gjatë të gjithë karrierës, jetonte me prindërit dhe motrën në të njëjtën banesë”, shkruan “AS” që më pas tregon se ai realizoi ëndrrën për t’u bërë futbollist që të siguronte jetesën e familjes së tij.

Image

Më pas përshkruhet karriera e lojtarit, duke arritur deri te janari i këtij viti, kur i kërkoi menaxherit që ta largonte nga Albacete ku nuk kishte hapësira dhe më pas erdhi edhe kërkesa e Barcelonës. Sipas të njëjtit burim, Manaj nuk ka vendosur asnjë premio ekstra në kontratë nëse luan me ekipin e parë edhe pse ka pranuar se mund të ndodhë një gjë e tillë.

“Është kurioz fakti se mund të debutojë ndaj Getafes së Bordals, i cii në fazën përgatitore ishte shumë i interesuar për lojën e Manajt në një miqësore që zhvilluan në Alikante. Familja e tij po jeton me pasion orët para një debutimi të mundshëm. Ai përfshin në rrethin e ngushtë edhe qenin, Budino, i cili prej kohësh e shoqëron në këtë udhëtim që mund ta kthejë në një hero për një ditë, Rei Manaj mund të jetë shqiptari i parë që luan te Barcelona. Do të ishte një ngjarje kombëtare”, shkruan e përditshmja e njohur spanjolle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco