Pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me çështjen Manchester City

Pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me çështjen Manchester City

09:05, 15/02/2020

Vendimi i UEFA-s për të dënuar me dy vite përjashtim nga Liga e Kampioneve, Manchester City-n tronditi të gjithë botën e sportit.

Pas vendimit që mori qeveria më e lartë e futbollit evropian janë ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje.

Më poshtë do të keni dhe pyetjet e ngritura si dhe përgjigjet për secilën prej tyre.

Çfarë mund të bëjë Manchester City tani?

UEFA ia ka mbyllur të gjitha dyert City-t dhe e vetmja mundësi që kanë është t’i drejtohen CAS. Pak kohë më parë CAS uli dënimin e Chelseat në vetëm një merkato  të bllokuar.

Kush formon Organin e Kontrollit Financiar të Klubeve?

Presidenti është Yves Leterne , më pas vjen Jacobo Beltran , si dhe Yves Wehrli, Konstantin Sonin, Egor Franck dhe Petra Stanonic .

A janë përjashtuar skuadrat më parë?

Po, e fundit ishte  Milan që u dënua për një vit. Panathinaikos, Sion dhe të tjerët gjithashtu janë dënuar. 

Nga ka ardhur sanksioni?

Akuza filloi me sponsorizimin e Etihad, me kompaninë ajrore të kontrolluar nga pronarët e City-t.

A mund të ndëshkohen në Premier League?

Nëse gjithçka vërtetohet, atyre do t’u hiqen pikë në klasifikimin e kampionatit anglez të futbollit.

A janë sanksionuar më parë?

Në vitin 2014 “Qytetarët” u goditën me një gjobë prej 55 milion eurosh dhe kishin kosto të nënshkrimeve të kufizuara deri në vitin 2015.

A ka ndonjë lidhje me çështjen e PSG?

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur që UEFA nuk mund të rihapë një çështje që organet sanksionuese tashmë e kanë mbyllur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco