Leao: Ibra është i fortë në fushë, por jashtë saj...

Leao: Ibra është i fortë në fushë, por jashtë saj...

23:40, 14/02/2020

Futbollisti  i Milanit, Rafael Leao, është shprehur i lumtur që ka mundësinë të luajë përkrah Zlatan Ibrahimovic.

Leao ka dhënë komente pozitive për yllin suedez, i cili po arrin të kthejë Milanin drejt rezultateve pozitive dhe lojërave të mira.

Portugezi ka thënë se Ibrahimovic është si një vëlla i madh për të, dhe se është shumë qejf që luan me atë.

“Ibra është si vëlla i madh për mua. Ai gjithmonë më ka ndihmuar të jem një lojtar më i mirë, dhe ju mund ta shihni diferencën kur ai është në fushë” ka thënë Leao.

“Ai është i fortë në fushë, por jashtë saj, ai është shumë gallatë” ka thënë më tej Rafael .

20 vjeçari Leao ka hasur në vështirësi të marrë minutat maksimale, por përmirësime në lojën e tij po vërehen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco