Dueli për një vend në Champions, Valencia dhe Atletico Madrid ndajnë nga 1 pikë

Dueli për një vend në Champions, Valencia dhe Atletico Madrid ndajnë nga 1 pikë

23:26, 14/02/2020

Mbyllet në barazim 2-2 përballja mes Valencias dhe Atleticos së Madridit, që çeli javën e 24-t të La Ligas dhe që luhej për një objektiv të rëndësishëm, siç është zona Champions.

Për “Los Colchoneros” mjaftonte që të mos humbin në “Mestalla”, për të mbajtur poshtë Valencias dhe skuadra e drejtuar nga Simeone e arriti të objektiv minimal.

Dy herë kaluan në epërsi miqtë fillimisht me Llorenten e më pas me Thomas, por po kaq herë barazoi skuadra vendëse me Gabriel dhe Kongdobia.

Valencia ushtroi presion të jashtëzakonshëm sidomos në fundit e sfidës, për të realizuar një përmbysje të madhe, por Jan Oblak dhe fati i mohuan golin Gayas.

Atletico me këtë pikë të fituar mbetet në vendin e katërt me 40 pikë (një më shumë se Sevilla), ndërsa Valencia me vetëm dy pikë më pak ka fituar një pozicion, duke u renditur e gjashta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco