Çfarë do ndodhë me Guardiolën pas përjashtimit të Cityt nga Championsi?

Çfarë do ndodhë me Guardiolën pas përjashtimit të Cityt nga Championsi?

22:44, 14/02/2020

Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 25 milionë euro, pasi u zbulua se kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar.

Ky vendim mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në klub.

Pak ditë më parë, trajneri Pep Guardiola, pati deklaruar se mund ta shkarkojnë nga drejtimi i skuadrës nëse nuk fiton këtë sezon Championsin.

Pra, duket sikur fati i teknikut spanjoll është i varur nga trofeu i Ligës së Kampioneve.

Me mosmarrjen pjesë në dy sezonet e ardhshme në Champions League, drejtuesit e City ndoshta nuk kanë motiv të mbajnë Guardiolën, i cili tashmë është në dyshim të madh për të ardhmen e tij me citizienët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco